Mustafa Kruja

Mustafa Kruja
Kryeministër i Shqipërisë
Në detyrë
3 dhjetor 1941 – 4 janar 1943
Paraprirë ngaShefqet bej Vërlaci
Pasuar ngaEqrem bej Libohova
Zëvendësisht ministër sekretar shteti i Punëve të Brendshme
Në detyrë
3 dhjetor 1941 – 4 janar 1943
Paraprirë ngaMaliq bej Bushati
Pasuar ngaE. Libohova
Zëvendësisht ministër sekretar shteti i Drejtësisë
Në detyrë
7 maj 1942 – 4 janar 1943
Paraprirë ngaHasan Dosti
Pasuar ngaAnton Kosmaçi
Zëvendësisht ministër i Partisë Fashiste
Në detyrë
2 nëntor 1942 – 4 janar 1943
Paraprirë ngaKolë Bibë Mirakaj
Pasuar ngaKolë Bibë Mirakaj
Zëvendësisht ministër sekretar shteti i Tokave të Lirueme
Në detyrë
4 shkurt – 7 maj 1942
Paraprirë ngaTahir Shtylla
Pasuar ngaEqrem bej Vlora
Ministër i Postë-Telegrafës
Në detyrë
25 dhjetor 1918 – 29 janar 1920
Paraprirë ngaMid'hat Frashëri (1914)
Pasuar nga-
Të dhëna vetjake
U lind më15 mars 1887
Akçahisar, Perandoria Osmane
Vdiq më27 dhjetor 1958
Niagara Falls, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Nënshtetësiashqiptar
Bashkëshortja/etCaje
Fëmijët4 djem
Punësimimësues, nëpunës
Nënshkrimi

Mustafa Asim Merlika i njohur më shumë si Mustafa Kruja, apo Mustafa Merlika Kruja[1] (Kruja, 15 mars 1887Ujëvarat e Niagarës, 27 dhjetor 1958) ka qenë mësues, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë të Shqipërisë, nëpunës, politikan dhe kryeministër, senator i legjislaturës së XXX të Mbretërisë Italiane gjatë regjimit fashist, anëtar i komisionit të punëve të jashtme, tregtisë dhe legjislacionit doganor gjatë mandatit të tij si kryeministër.[2]

Si studiues i shqipes, historian e publicist njihet dhe me emrin e pendës Shpend Bardhi. Ndonëse produkti i tij intelektual nuk u pranua përgjatë regjimit komunist, sepse u cilësua kuisling edhe tradhtar, në studimet e veta mbi etimologjinë e shqipes, Eqrem Çabej e citon në mënyrë të përsëritur.

  1. ^ Pandelejmoni 2011, p. 55.
  2. ^ "Mustafa Merlika Kruja". senato.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2012. Marrë më 4 korrik 2010.

© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search